Në këtë qytet shqiptar shënohet festa e kungullit
Popujt e botës shënojnë festa të ndryshme, edhe të tilla që lidhen me bereqetin dhe begatitë tjera të natyrës.
Një festë e tillë që lidhet me bereqetin e stinës shënohet edhe në Tuz të Malit të Zi, komunë kjo shqiptare.
Në organizim të Organizatës Turistike të Tuzit, për të dytën herë me radhë është mbajtur Festa e kungullit, ku u ekspozuan prodhime të ndryshme ushqimore.

