Në klinika dhe spitale janë duke u trajtuar 181 pacientë me COVID-19
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 181 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme të vendit dhe 168 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv. 136 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 10 pacientë.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK: 181 pacientë të spitalizuar
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, 181 pacientë janë të spitalizuar nga Covid-19, prej tyre 168 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 10 të negativizuar dhe 3 të pakonfirmuar.
136 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 10 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive – 69 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive – 7 pacientë, Klinika e Pediatrisë – 6 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë – 14 pacientë.
Spitali i Prizrenit – 14 pacientë, Spitali i Gjilanit – 16 pacientë, Spitali i Pejës – 13 pacientë, Spitali i Gjakovës – 19 pacientë, Spitali i Mitrovicës – 8 pacientë, Spitali i Ferizajt – 13 pacientë.

