Në Klinikën Infektive janë të spitalizuar 12 pacientë me Covid-19
Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të spitalizuar 12 pacientë me Covid-19 dhe 4 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Prej tyre:
• 8 pacientë janë në gjendje stabile;
• 4 në gjendje më të rëndë (2 me oksigjenoterapi në reparte të klinikës, 2 në Mjekim intensiv).
Tre (3) pacientë të tjerë të cilët kanë rezultuar negativ në Covid-19 e vazhdojnë mjekimin në klinikë, kurse 3 të tjerë janë në pritje të rezultateve për SARS-Cov-2 (Covid-19)./mediafokus.info

