Në Kllokot gjendet një granatë dore

Policia e Kosovës ka pranuar ankesë nga Z.J. (1963) serb kosovar nga fshati Mogillë, komuna e Kllokotit se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të dyshuar.

Patrulla e Stacionit Policor Kllokot menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, ku ka vërejtur një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pa shpërthyer dhe e siguruar me sigurues.

Menjëherë janë evakuuar banorët në një perimetër të nevojshëm dhe është siguruar vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe njësiti për deminim nga KFOR-i amerikan, po ashtu edhe njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan.

Granata është tërhequr e pa shpërthyer nga njësitet përkatëse.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe rasti të dërgohet në Njësitin e Hetimeve Rajonale për hetime të mëtejme, thuhet në njoftimin e policisë.