Në Merdarë pritet deri në një orë për dalje nga Kosova

Pritjet për dalje nga pika kufitare në Merdarë janë deri në 1 orë.

Ndërkaq, në dalje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 40 minuta, ndërkaq kolona në këtë pikë kufitare është 150 metra.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat e tjera kufitare, pritjet janë deri në pesë minuta.