Nis rregullimi i rrethojave të “Abaz Ajetit”, shkolla merr pamje tjetër

Rrethojat e ndërtuara para 30 vjetësh, i jepnin pamje që i takonte të kaluares.

Por, gjendja ka nisur të ndryshoj, pasi në shkollën “Abaz Ajeti” ka nisur projekti i rregullimit të rrethojave, duke i dhënë pamje të një shkolle moderne.

Përpos kësaj, drejtori i shkollës, Arsim Bejtullahu, thotë për MediaFokus se realizimi i këtij projekti përkthehet edhe zgjerim të hapësirës së oborrit dhe siguri më të madhe për nxënësit e personelin e shkollës.

“Ky projekt ka filluar të realizohet para dy jave. Punët po ecin shumë mirë dhe besojmë që shumë shpejtë do ta finalizojmë me ngjyrosjen e tyre. Jam i kënaqur se tashmë shkolla po merr pamje tejet moderne falë mbështetjes së kryetarit Lutfi Haziri, MASHT dhe drejtorit Gagica”, thotë Bejtullahu për Mediafokus.info.

Finalizimi i projektit kap vlerën e afro 30 mijë euro dhe financohet nga MASHT dhe Drejtoria Komunale e Arsimit.

Projekti i radhës është ai i fasadimit të aneksit të vjetër të shkollës./MediaFokus/