Tyson Fury ndanë rrugët me trajnerin Ben Davison

Tyson Fury është duke kërkuar për një trajner të ri për rimeçin me Deontay Wilder pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Ben Davison.

Ani pse relativisht i papërvojë në lojën e boksit, Davison kishte rol kyç në rënien drastike në peshë prej më shumë se 45 kilogramë të Furyt dhe rikthimin e tij të bujshëm në ballafaqimin e parë me Wilder, pas 3 vitesh larg ringut.

Por para rimeçit me Wilder, i paraparë për datë 22 shkurt, ka ardhur lajmi shokues se Fury dhe Davison nuk do të punojnë më bashkë. Këtë e ka bërë të ditur vet Davison në llogarinë e tij në twitter.

Ai nuk do ta ketë mundësinë ta udhëheqë Tyson Furyn drejt lavdisë së kampionit botëror, por megjithatë thuhet se nuk ka hatërmbetje mes tyre.

Trajneri Freddie Roach, i njohur për punën e tij me Amir Khan, Manny Pacquiao dhe Miguel Cotto, i cili ishte në këndin e Furyt në ballafaqimin e parë kundër Wilder, ishte shumë kritik ndaj taktikave të Ben Davison, pavarësisht performancës mbresëlënëse të 31-vjeçarit.

Fury tani është në kërkim të një trajneri të ri./MediaFokus/