Zyrtare: Chelsea shkarkon Frank Lampardin

Klubi i Futbollit Chelsea ka ndarë sot rrugët me trajnerin Frank Lampard, ka njoftuar klubi londinez.

Në deklaratën e lëshuar në faqen zyrtare, thuhet se ky vendim ishte shumë i vështirë dhe se klubi është shumë mirënjohës për punën e bërë nga ai.

“Ne jemi mirënjohës për punën e Lampard për ato që ai ka arritur në kohën e tij si kryetrajner i klubit. Sidoqoftë, rezultatet dhe performancat e fundit nuk i kanë përmbushur pritjet e klubit, duke e lënë Klubin në mes të tabelës pa ndonjë rrugë të qartë drejt përmirësimit të qëndrueshëm”, thuhet më tutje në deklaratë.