Në një xhami në Gjilan vidhen 600 euro

Në një xhami në Gjilan janë vjedhur nga arka 600 euro dhe ky nuk është rasti i parë që kryhen vjedhje nëpër objektet fetare. Rasti është cilësuar ‘vjedhje e rëndë’.

Rr. Fadil Jakupi, Gjilan 16.04.2021 – 17:40.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të xhamisë dhe nga kasaforta kanë vjedhur 600 euro.