Në Parlamentin e Hamburgut është zgjedhur shqiptari nga Vitia
Rexhep Rifati, gazetar shqiptar në Zvicër ka uruar Xhelalin për fitoren e djalit Sami Musa, deputet në Hamburg.
Sot nga Hamburgu na erdhi një lajm i gëzueshëm se dy ditë më parë, deputet në Parlamentin e Hamburgut është zgjedhur shqiptari me prejardhje nga Pozhorani i Vitisë, Sami Musa.
Ndaj edhe me këtë rast përgëzoj jo vetëm Samiun, por edhe babën e tij, mikun Xhelil Musën, njërin nga afaristët më të njohur shqiptar në Hamburg, qytetit të dytë më të madh në Gjermani, pas Berlinit.
Derisa Xhelili shquhej në rini si sportist i shkëlqyeshëm e tash edhe si njëri nga afaristët më të njohur në fushën e gastronomisë, por edhe zemërgjerësisë ndaj krijueseve tanë në mërgatë, ku hotelet e tij janë gratis për ta në dispozicion, Samiu djali i tij, po ashtu afarist, tash shquhet edhe në politikë, në Partinë Socialdemokrate (SPD), ku dhe përmes saj, më 23 shkurt 2020, fitoi garën për t`u bërë deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Hamburgut.
Me këtë rast ndajë urimin edhe me shumë nga krijuesit në mërgatë, që kanë një respekt të veçantë për Xhelil Musen, duke e shpallë edhe anëtar nderi të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.
Dhe në fund: Sami Musa përfaqësim sa më të denjë në Parlamentin e Hamburgut, shkruan Rexhep Rifati në syriblu, i cili ka bërë edhe fotot./mediafokus

