Në Pejë zhduket një fëmijë, në Mitrovicë – një e mitur
Në Pejë e Mitrovicë janë zhdukur një fëmijë, përkatësisht një e mitur.
“Rr. Azem Lukaj, Pejë 10.09.2023 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, fëmijë ka dalur nga shtëpia, deri më tani nuk është kthyer ende dhe nuk di për vendndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Rr. Ahmet Selaci, Mitrovicë 07.09.2023 – 23:30. Me datë 10.09.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalur nga shtëpia, deri më tani nuk është kthyer ende dhe nuk di për vendndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

