Në Obiliq burri rrah gruan, në Graçanicë gruaja rrah burrin

Rastet e dhunës në familje janë të përditshme në kronikat e policisë derisa viktima, kryesisht janë gratë, por ka raste kur edhe burrat rrahen nga bashkëshortet e tyre.

Obiliq 19.03.2021 – 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Sipas ankueses i dyshuari ka probleme psikike dhe nuk pranon të trajtohet. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Graqanicë 20.03.2021 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Ankuesi kishte qenë në gjendje të dehur si dhe me lëndime të dukshme, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti dërgohet në procedurë të rregullt gjyqësore.