U hyri sakicë veturave të parkuara

Një person në Prishtinë u ka hyrë me sëpatë veturave të parkuara. Sipas familjarëve, i dyshuari ka probleme psikike. Rasti është cilësuar ‘dëmtim prone’.

Rr. Mehmet Pashë Deralla, Prishtinë 20.03.2021 – 13:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti është hasur me sëpatë duke thyer xhamat e disa veturave në parking. Sipas vëllait të tij i dyshuari është me sëmundje psikike dhe ka prezantuar raport mjekësor. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)