Një grua humb jetën në aksident trafiku, pesë të tjerë marrin lëndime

Një grua ka humbur jetën, ndërsa janë lënduar pesë të tjerë, drejtues të mjeteve dhe pasagjerë, në një aksident me fatalitet që ka ndodhur në Podujevë.

Podujevë 10.10.2020 – 22:25. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.