Një nënë arrestohet për braktisjen e fëmijës

Një nënë në Prishtinë është arrestuar për ‘keqtrajtim apo braktisje të fëmijës’ dhe është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 20.03.2021 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka braktisur fëmijën e sajë mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i qendrës për punë sociale si dhe është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.