Në Prizren gjendet një trup i varrosur me rroba dhe i mbështjellë me batanie

Në Prizren është gjetur një trup i varrosur në mënyrë të pazakontë, me rroba dhe i mbështjelle me batanie, në një varr pa dërrasa.

Prizren NN.  Gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje puntorët kanë vërejtur një trup të veshur  me rroba, të mbështjellë me batanije dhe të varrosur pa dërrasa dhe pa gjësende tjera, i varrosur në mënyrë të pa zakontë. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse policore. Hetimet në lidhje me rastin do t’i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës, thuhet në njoftimin e policisë.