Ne po mbijetojmë, nuk po jetojmë!
Shkruan: Asdren Agushi
Po përjetojmë e jetojmë në një vend ku e bardha është e zezë dhe e zeza është katran që të djeg e shkrumon?!
Po jetojmë e përjetojmë në vendin ku nuk ishte me u frikësu për të jetuar e rritur fëmijë, me planifiku failje e të ardhme!
Po jetojmë, përjetojmë e harxhojmë jetë, të ardhme t’fëmijve e tonë, por edhe tonën si prindër!
Po jetojmë në vendin që ka thy rekordin moral e njerzor botërisht.
Në vendin që e ka “mbyt shpresën e së ardhmes”!
Po jetojmë në vendin ku ka humb arsya e po përjetojmë çdo ditë dëshpërim e pakënaqësi!
Me gjasë ne po përjetojmë, po mundohemi të mbijetojmë.
Por, nuk po jetojmë?!

