Në rrugën Gjilan-Ferizaj kapet duke vozitur 152 km/h
Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan, në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h duke vozitur me shpejtësi 152 km/h.
Atij i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.

