Në rrugët e Gjilanit mbinë bari mes asfaltit

Qytetarët e Gjilanit kanë ironizuar me qeverisjen për cilësinë e asfaltit në rrugë, ku ka mbirë bari

“Farë cilësore bari dhe asfalt që frymon” – ja shkruar Nehat Ramadani, i cili ka postuar edhe video.

Më tutje ai ka ironizuar:

Njoftohen të gjithë të interesuarit për gjelbërim-mbjellje të barit për oborre, stadiume, parçe, të vijnë në Gjilan për t’u furnizuar me farë bari “të cilësisë së lartë”, që mbinë edhe në asfalt.