Aksident në Prishtinë, një i vdekur, një tjetër i lënduar

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Prishtinë, ku ka humbur jetën vozitësi, ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime trupore.

Fsh. Preoc, Prishtinë 03.12.2022 – 02:50. Raportohet se si pasojë e një vet-aksidenti ka vdekur vozitësi mashkull kosovar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i cili është dërguar për tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.