I përkeqësohet gjendja, në spital konstatohet pa shenja jete
Një personi në Korishë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe nuk ka arritur të mbijetojë deri në spital, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen.
Rasti po hetohet nga policia.
Korishë, 03.12.2022 – 13:45. Është raportuar se pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, një person është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftim.