Në SHBA pritet të fillojë vaksinimi kundër COVID-19
Në SHBA shumë shpejt pritet të fillojë vaksinimi i popullatës për COVID-19. Këtë e kishte paralajmëruar edhe presidenti Donal Trump.
Grupi i parë i vaksinave COVID-19 ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare të Çikagos, me një fluturim të United Airlines nga Brukseli (Belgjikë), ka mësuar NBC News.
Një burim tha se “United Airlines” tashmë ka kryer fluturimin e saj të parë në Shtetet e Bashkuara nga Brukseli në Çikago me vaksinën.
United Airlines Holdings Inc. filloi të premten operimin e fluturimeve charter për të deponuar dozat e vaksinës Covid-19 të Pfizer Inc. për shpërndarje të shpejtë, nëse vaksionimi aprovohet nga rregullatorët.
Fluturimet fillestare janë një hallkë në një zinxhir global të shpërndarjes së vaksinave Covid-19.
Pfizer ka hedhur bazat për të lëvizur shpejt nëse merr miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe rregullatorëve tjerë në të gjithë botën.


