Shkelzen Maliqi denoncon informacionin se “Gani Bobi” po bën matje në Podujevë

Analisti Shkelzen Maliqi ka denoncuar një informacion të rremë se Instituti “Gani Bobi” ka nxjerr rezultatet e zgjedhjeve të sotme në Podujevë. Maliqi ka thënë se një informacion i tillë është i rremë.

“Ja si duket Fake News!! Ti rrin të shpija e dikush (VV??!) ta bon (anti)reklamën pa pare”, ka shkruar Maliqi, në një reagim në Fb.

Gjatë ditës një portal ka publikuar informacionin e rremë se një “exit poll” i “Gani Boboit” që është bërë në Podujevë e ka nxjerr Shpejtim Bulliqin fitues të garës.

Sqarimi i Ballkan.info

Ballkani.info ka publikuar lajmin se Insituti “Gani Bobi” ka sjellur një ‘Exit Poll’, në të cilin fitues në Podujevë del Lëvizja Vetëvendosje, është shkruar duke ju referuar portaleve: Llapi Press dhe Kosova Ime.
Lajmi në portalin “Ballkani.info” është publikuar në orën 13:11, ndërsa në portalet të cilave iu është referuar është botuar mes orës 11:30 e 12:30.