Në Sllovi të Lipjanit thyhen dy shtëpi, vidhen para e stoli ari

Në fshatin Sllovi të Lipjanit, hajnat kanë hyrë në dy shtëpi banimi dhe sipas pronarëve të tyre, kanë vjedhur para e stoli ari.

Vjedhjet kanë ndodhur brenda një intervali kohor prej pak më shumë se një ore.

Njoftimi i policisë:

Fsh. Sllovi, Lipjan 26.11.2022 –17:39. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se person-a te panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij për mes derës kryesore duke demoluar dy dhoma të shtëpisë nga kanë vjedhur para dhe stoli ari. Rasti nën hetime.

Fsh. Sllovi, Lipjan 26.11.2022 – 18:53. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij duke demoluar shtëpinë dhe kanë vjedhur para të gatshme si dhe stoli ari vlera e të cilave nuk dihet. Rasti nën hetime. (foto ilustrim).