Në spitalet e Kosovës vetëm 12 pacientë me Covid-19
Kosova po ‘shërohet’ nga Covid-19. Në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme, janë duke u trajtuar 36 pacientë, 12 prej tyre të konfirmuar me COVID-19.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.
Klinika Infektive – 4 pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 20 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive – 1 pacient.
Spitali i Prizrenit – 1 pacient, Spital i Pejës – 4 pacientë, Spitali i Gjakovës – 4 pacientë, Spitali i Ferizajt – 2 pacientë.

