Në Spitalin e Gjilanit kryhet për herë të parë ky lloj operacioni
Në Spitalin e Gjilanit është kryer me sukses një operim, i cili më parë nuk është bërë këtu.
Në këtë rast që u cilësua i veçantë, kontribut ka dhënë edhe kardiologu Besim Guda, i ckli edhe i ka përshkruar detajet tjera.
Ekipi operator i udhehequr nga Dr. Kushtrim Qerimi, kirurg i pergjisthshem, i sapo kthyer nga Gjermania, me nje pervoje mbi 10 vjeçare ne sallat e Kirurgjise atje, Dr. Alban Bislimi, kirurg i pergjithshem ne SP te Gjilanit, edhe ky me pervoje gjermane, si dhe Dr. Vlora Demolli – Ajeti, kirurge e pergjithsme ne SP te Gjilanit, i larguan nje tumor te rektumit nje pacienti, ne largesi 9-10 cm nga linea ani me metodën transanale/transrektale excison in toto.
Ekipit iu bashkuan edhe Dr. Arber Morina dhe Dr. Sevdail Mustafa, ndersa anestezionin e udhehoqi dr. Selami Kurteshi.
Duhet permendur edhe instrumentaret Sofijen dhe Fatjonen.
Operacioni kaloi si eshte me se miri.
Pas operacionit pacienti ndihet mire.
Edhe ne viziten e nje dite me vone ai vazhdon te jete me parametra stabil.
Ky eshte nje tregim per shpresen qe ka ky vend. Ky vend qe ka djem dhe vajza te reja te cilet do te bartin barren e madhe te ecjes perpara.
Thone “zoti ta mbyll nje dere, por t’i hap dy tjera”.
Eshte e veshtire per mjeket tanë te shkojnë ne Gjermani, te adaptohen atje, te marrin zanatin dhe te vazhdojne te punojne ne nje vend te huaj.
Po ja, ka disa prej tyre, te paket ne te vertet, por qe gjejne forcen dhe kthehen ne vendlindje.
Sa krenar me ta. Sa Kushtrima ka Kosova?!
