Ka ndërruar jetë në Gjilan inxhinieri e afaristi Shefqet (Jashar) Hoxha
Ka ndërruar jetë në Gjilan inxhinieri e afaristi Shefqet (Jashar) Hoxha, një kuadër i hershëm shqiptar për shumë vite.
Sheqfqet (Jashar) Hoxha ka punuar për shumë vite në Industrinë e tekstilit në Gjilan, në pozita udhëheqëse.
Kolegu i tij, Jakup Berisha, e kujton Hoxhën si një qytetar të edukuar, i shoqërueshëm dhe i aftë në menaxhim.
“Me të ndjerin u njoha menjëherë pas studimeve kur fillova punën në “Integj” diku në muajin shtator të vitit 1975. Ka qenë një qytetar i edukuar e i kulturuar, pa asnjë vërejtje. Ishte i shoqërueshëm, ekspert dhe menaxhues shumë i mirë, i pranuar nga të gjithë punonjësit. Deri në fillim vitin 1980 kemi punuar së bashku, kemi planifikuar dhe ekzekutuar investimet e fabrikës së tepihëve të shtypura, e vetmja në ish Jugosllavi e më gjerë, me kapacitete prodhuese brilante dhe me një eksport në 27 vende të botës.”/Mediafokus