Në Spitalin e Gjilanit ndërron jetë një 63-vjeçar nga Kamenica me Covid-19
Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, sot në mëngjes ka ndërruar jetë një 63-vjeçar me Covid-19.
Lajmin për Mediafokus e ka konfirmuar Ukshin Ismajli, drejtor klinik i Spitalit në Gjilan.
“Në ora 4:00 të mëngjesit ka nderrua jetë një pacient, i cili ka rezultuar pozitiv në Covid. Personi është nga Kamenica, i moshës 63-vjeçare”, ka thënë Ismajli për mediafokus.
Pacienti ka qenë i shtrirë në Repartin e Neurologjisë.
Ismajli i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit në Kamenicë për humbjen e njeriut të saj të dashur./mediafokus.info/