Në Turqi ndërtesat u shembën masivisht, në Japoni asnjë tullë nuk lëviz as në 9.2 ballë
Deri më tani bilanci tragjik i viktimave është 9600, por fatkeqësisht ky numër pritet të rritet akoma më shumë.
Edhe pse Turqia përballet shpesh me lëkundje të pllakave tektonike, gjatë viteve nuk ka pasur asnjë zhvillim për të minimizuar dëmet e tërmeteve të tilla.
Të kundërtën ka bërë Japonia, që gjithashtu është një vend që përballet shpesh me tërmete.
Së fundmi në Japoni është shpërndarë videoja e një tërmeti të frikshëm me magnitudë prej 9.2 ballësh ku shohim ndërtesa gjigante, që nuk duan t’ia dinë për lëkundje të tilla dhe nuk pësojnë asnjë dëmtim.