Në Tygjec zbulohen 52 drurë ahu të kontrabanduar
52 copë dru ahu janë zbuluar në një pyll në Tygjec të Kamenicës, që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia.
Njoftimi i policisë:
Fsh. Tygjec, Kamenicë 14.05.2022 – 11:27. Njësitë policore gjatë patrullimit në një pyll kanë hasur në 52 copë drunjë ahu. Drunjtë dyshohet të jenë të kontrabanduar nga Serbia. Lidhur me rastin është njoftuar Agjensioni Pyjor. (foto arkiv).

