Në Viti arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti, me datën 25.11.2022 me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, në dy raste të ndryshme, ka kryer kontroll në dy shtëpi dhe objektet përcjellëse tek dy të dyshuarit kosovarë N.S. (1997) dhe M.Q. (1966).

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën një (1) pushkë M48 e kalibrit 7.9 mm, një (1) revole e tipit Bereta e kalibrit 6.35mm, një (1) karikator dhe gjashtë (6) fishekë të kalibrit 6.35 mm.

Dy të dyshuarit, nga ana e zyrtarëve policorë janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” dhe rasti i kompletuar do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Gjilan, thuhet në njoftim.