Arrestohet një person, tentoi t’i jepte ryshfet policit kufitar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte tentuar t’i japë para policit, shkruan Mediafokus.info

Sipas raportit, i dyshuari i kishte futur të hollat në dokumente, me qëllim që t’i mundësohet kalimi motrës së tij, e cila e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje në pikën kufitare Vërmicë.

“PKK Vermicë, 25.03.2021 – 20:25. Me datë, kohë dhe vendin e cekur gjatë kontrollimit të rregullt të dokumenteve për regjistrim në sistemin policor i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë në dokumentet e tij kishte futur dy kartëmonedha në vlerë të 20 eurove, shuma e përgjithshme 40 euro me qëllim që të kalojë kufirin me motrën e tij e cila e ka të ndaluar hyrjen. Personi është shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit kujdestar për Krime të Rënda, është iniciuar vepra penale për Dhënie të Ryshfetit”.