Në Viti arrestohen pesë kontrabandues të duhanit

Në Viti janë arrestuar pesë persona, njëri prej tyre nga Maqedonia, nën dyshimin për kontrabandë me mallra.

Gjilan, Viti 27.03.2023 – 21:30. Njësiti policor së bashku me Doganën e Kosovës kanë ndaluar tri vetura me mall të kontrabanduar (duhan). Me urdhër të gjykatës janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve të llojeve të ndryshme. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë njëri nga ta shtetas i Maqedonisë së Veriut të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Veturat dhe malli janë sekuestruar për hetim të mëtejmë, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).