Në Viti arrestohet një 62 vjeçar, ishte i dënuar me tre vite burgim

Policia në Viti, më datë 18.07.2023, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, ka arrestuar personin H.I. (1961).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti, për mbajtjen e një dënimi me burgim prej tre (3) vitesh për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.