Në Zhegër të Gjilanit arrestohet pronari i një pompe derivatesh, shërbeu pije në lokal
Një person në Zhegër të Gjilanit, është arrestuar nga policia, për thyerje të masave parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit.
I dyshuari është pronar i një pompe të derivateve në fshatin Zhegër, ku ka vepruar në kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës, për luftimim dhe parandalimin e pandemisë Covit-19.
Duke mos respektuar vendimin e qeverisë, i dyshuari ka lejuar që një numër i konsiderueshëm i klientëve të futën dhe të qëndrojnë brenda hapësirës së kafiterisë, që gjendet në objektin e pompës dhe u ka shërbyer pije në kundërshtim edhe me masat mbrojtëse higjienike.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari, pasi është intervistuar nga hetues policor, është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.
Përndryshe, mbrëmë janë konfirmuar pozitiv me covid 19 dy personat e parë në Gjilan./mediafokus.info

