Tërmet i fuqishëm në Kroaci

Një tërmet i fuqishëm goditi në Kroaci. Përveç dëmeve dhe panikut, deri më tani nuk raportohet për viktima.

Agjencia Sizmologjike Evropiane, EMSC, njoftoi se një tërmet 5.3 ballë goditi Zagrebin në orën 6:23 të mëngjesit të së dielës.

Epiqendra e tërmetit  ishte 7 kilometra në veri të Zagrebit, në thellësi 10 kilometra, raportojnë mediat kroate.

Në xhirimet e para që vijnë nga Kroacia, shihen ndërtesa dhe çati të dëmtura, rrënoja nëpër rrugë, qytetarë të frikësuar që kanë dalë jashtë./mediafokus.info