Në Zvicër lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve 12+
Swissmedic sapo ka aprovuar përdorimin e vaksinës së Pfizer edhe për fëmijët nga mosha 12 vjeç e sipër.
Deri më tani, vaksina mund të aplikohej tek të rinjtë nga mosha 16+.
Zyra Federale e Shëndetit Publik kishte shpjeguar më parë se sapo të merrej drita jeshile, Komisionit federal për vaksinimet do t’i duhej edhe të hartonte rekomandimet e tij./MLH

