Sa kosovarë u vaksinuan deri sot kundër COVID-19?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuat se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës.

“Nga 2.295 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.711. Në total numri i rasteve aktive është 1.511.