Vaksina e Pfizer mund të ruhet në frigorifer deri në një muaj

Sipas kompanisë farmaceutike Pfizer vaksina kundër Covid-19 e Pfizer / BioNTech mund të ruhet deri në një muaj në 2-8 gradë, dukshëm më gjatë se sa rekomandohej më parë.

Kjo situatë e re lehtëson trajtimin e saj në kontekstin e fushatës aktuale të vaksinimit.

Kompania farmaceutike Pfizer paraqiti të dhëna të reja të qëndrueshmërisë për vaksinën e saj, e në maj ajo njoftoi rreth qëndrueshmërisë së vaksines Agjencisë zvicerane për produkte terapeutike, Swissmedic.

Pasi i “vlerësoi me kujdes” ato, Swissmedic miratoi këto ndryshime të kushteve të ruajtjes së kësaj vaksine.

Vajet e vaksinës së shkrirë të pahapur, tani mund të ruhen deri në një muaj në 2-8 °C në një frigorifer të kontrolluar.

Koha e magazinimit pas shkrirjes zgjatet nga pesë ditë në një muaj. Deri më tani, vaksina duhej të ruhej ndërmjet -60 dhe -90 gradë./MLH