Nëna e dehur keqtrajton fëmijët e saj, arrestohet

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një grua pasi keqtrajtoi fëmijët e saj, transmeton Mediafokus.info.

Sipas Policisë, e dyshuara ishte në ndikim të alkoolit.

“Prishtinë 07.06.2021  – 10:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit në një lokal i kishte keqtrajtuar dy fëmijët e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijëve ju është  ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit nga punëtorët e QPS-së janë dërguar te babai i tyre”, njofton policia e Kosovës