Nëna e lumtur vari veten, rezultoi se e kishte fshehur depresionin
Një nënë e shtatë fëmijëve e vari veten në ditëlindjen e vajzës së saj, pas një beteje të fshehur me depresionin.
Louise Giles, 41 vjeç, dukej se ishte një nënë e lumtur, por rezultoi se ajo kishte vizituar fshehurazi mjekun e saj vetëm disa ditë para vetëvrasjes, raporton “DailyMail”.
Ajo nuk i tregoi askujt për diagnozën dhe vari veten në shtëpi, në Reading, kur burri dhe fëmijët ishin të gjithë në punë ose në shkollë.
Familja u tronditën kur dëgjuan se Louise kishte vizituar fshehtas mjekun GP një javë para vdekjes së saj dhe ishte diagnostikuar me depresion.
Z. Giles tha: ‘Ne nuk dinim për çrregullimin, nuk dinim asgjë për të që ajo do të vizitonte mjekun e përgjithshëm. Të gjithë fqinjët, miqtë dhe anëtarët e familjes menduan se ajo ishte normale”.
Policia shkarkoi të dhëna nga telefoni i saj celular dhe gjeti kërkime të shumta në Google në lidhje me vetëvrasjen, të bëra para vdekjes tragjike.

