Nëna keqtrajtoi fëmijën një vjeç e gjysmë, arrestohet nga policia
Një grua në Mitrovicë është arrestuar në dyshimin për keqtrajtimin e fëmijës një vjeç e gjysmë.
Siç njofton Policia, fëmija i është lënë nënës së të dyshuarës, për përkujdesje.
E dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, derisa ndaj saj është iniciuar rasti “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJES | Rr. Artim Jashari 25.06.2022-11:53. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta është takuar duke e keqtrajtuar fëmijën e saj një vit e gjashtë muaj. Fëmija i është dhënë në përkujdesje nënës së të dyshuarës. E dyshuara, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dërgohet në mbajtje, thuhet në raport.

