Virusi i merr jetën ish-shefit të Infektivës

Një tjetër mjek i njohur dhe me kontribut të madh në shëndetësi, ka ndërruar sot jetë si pasojë e Covid-19. 

Bëhet fjalë për Petro Shamon, i cili ka humbur sot jetën në moshën 78-vjeçare.

Mësohet se prej 5 ditësh mjeku ishte shtruar në spital, pas përkeqësimit të sëmundjes. Me gjithë përpjekjen e “bluzave të bardha” ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid.

Sjellim në vëmendje që Shamo ka mbajtur më herët edhe postin e shefit të Spitalit Infektiv.

Mbesa e të ndjerit ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale, ku shkruan: “Me dhimbje të madhe sot humbëm njeriun më të dashur, dajën tonë të dashur Petro Shamo, i cili gjatë gjithë jetës së tij punonte si mjek në shërbim të popullit. I paharruar qoftë në zemrat tona, ndjesë të ketë”.