Veturën e marrë me qira në aeroportin e Prishtinës, dyshohet ta ketë shitur në Shqipëri

Një person po hetohet për ‘keqpërdorim besimi’ pasi që veturën e marrë me qira në ANP, dyshohet ta ketë shitur në Shqipëri, ku është lokalizuar makina.

ANP Adem Jashari, Prishtinë 19.02.2021-17:20.  Drejtoria për Hetimin e Krimit te Organizuar, përkatësisht Njësia e Auto-Krimeve, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor Lipjan se i dyshuar mashkull kosovar, ka marrë veturën AUDI Q8 me targa lokale, me qira nga një kompani ‘Renta a CAR’ dhe dyshohet se veturën në fjale e ka shitur ne territorin e Shqipërisë. Vetura është lokalizuar ne Shqipëri, ku e njëjta nga autoritete shqiptare është  sekuestruar dhe tash gjendet nën mbikëqyrjen e policisë së Shqipërisë, thuhet në njoftimin e policisë.