Babai raporton rrëmbimin e vajzës nga dy të dyshuar

Një prind në Istog ka raportuar në polici rrëmbimin e vajzës së tij nga dy persona, të cilët janë larguar me një veturë me targa vendore.

Istog 18.02.2021 – 17:30.  Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me një veturë me targa vendore kanë rrëmbyer vajzën e tij viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)