Nënkryetari i LDK’së e uron Presidentin Joe Biden
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK’së, e ka pasur fatin që në vitin 2016 të jetë së paku një orë afër presidentit të zgjedhur të Amerikës, Joe Biden, raporton Mediafokus.info.
Kjo ka ndodhur me rastin e inaugurimit të rrugës Gjilan-Ferizaj me emrin Joseph R. “Beau” Biden III, ku pjesëmarrës ishte edhe Joe Biden, që atëbotë ishte zëvendës president i Amerikës.
Dhe pashmangshëm, ka ardhur urimi nga numri dy i LDKsë.
“Përtej angazhimit të Joe Biden, i cili për 30 vjet si Senator i ka shërbyer lirisë, demokracië e pavarësisë së Kosovës, djali i tij tashmë i ndjerë, Joseph R. “Beau” Biden III, në Kosovë la solidaritet dhe përkushtim, luftoi për lirinë në Kosovë dhe ndihmoi ndërtimin e shtetit. Urime për zgjedhjen në krye të Amerikës mikut të madh të shqiptarëve, Joe Biden!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook, teksa urimit ia ka bashkangjitur edhe fjalimin në ceremoninë e inaugurimit të kësaj rruge.
Haziri është zyrtari më i lartë politik që deri tani ka uruar presidentin e 46-te të SHBA’së. ./Mediafokus.info/

