Nesër super stuhi të fuqishme do të përfshijnë pjesën dërrmuese të Kosovës

Moti me shi dhe shtrëngata do të përfshijë nesër (e diel) pjesën ma të madhe të Kosovës, paralajmëron MeteoKosova.

Rekomandohet shmangia e daljeve të pa nevojshme në rrugë.

“VINI RE! Të Dielën super stuhi të fuqishme në pjesën dërrmuese të Kosovës, pjesë të Shqipërisë, në Mal të Zi dhe pjesërisht në Maqedoni!

Stuhitë pritet të karakterizohen me reshje rrëke, breshër dhe shkarkesa të ashpra elektrike! Sasia e reshjeve në zona të caktuara të Kosovës mund të arrijë deri në 100 mm apo l/m², e cila është e barabartë me 1/3 e normës vjetore, me ç’rast do të ketë vërshime masive!

Ju lutemi t’i evitoni daljet e panevojshme!”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info/