Nëse do të presësh flokët pa u penduar, provo këtë trend korean

Shumica prej nesh, në një moment a tjetër, kemi menduar si do të dukeshim me balluke. Por ideja na ka trembur, dhe jo pa arsye: stilimi dhe mirëmbajtja e tyre shpesh kërkon shumë kohë.

Fatmirësisht, ekziston një zgjidhje: balluket e holla, një variant i lehtë, elegant dhe që kërkon shumë më pak përkushtim.

Këto balluke janë një version më i mirë i ballukeve klasike. Ato i japin fytyrës një kornizim delikat, si dhe theksojnë sytë dhe mollëzat.

Ky stil është ideal për këdo që dëshiron të provojë balluket, por nuk dëshiron që të përdorë tharësen në përditshmëri, sidomos në ditët e nxehta të verës.

Ndoshta ndaj dhe i shohim gjithnjë e më shpesh te emra të njohur si Jenna Ortega, Selena Gomez, Zoë Kravitz, apo ikonat koreane si Jennie, Jisoo, Lisa dhe Rosé të Blackpink.

Pse duhet t’i provosh?

Përveçse janë të bukura, balluket e holla janë edhe jashtëzakonisht praktike. Ato nuk e mbulojnë plotësisht ballin, ndaj duken më natyrale. Thahen shpejt, kërkojnë më pak stilim dhe janë më të menaxhueshme edhe për vajzatqë kanë flokë me onde apo kaçurrela.

Nëse do të presësh flokët pa u penduar, provo këtë

Nëse do të presësh flokët pa u penduar, provo këtë

Nëse do të presësh flokët pa u penduar, provo këtë

Nëse do të presësh flokët pa u penduar, provo këtë

Nëse do të presësh flokët pa u penduar, provo këtë