Arrestohet 25-vjeçarja, shantazhonte 54-vjeçarin
Mbi vajzën tashmë rëndon akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
NJOFTIMI
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, i shtetases E. R., 25 vjeçe, sepse në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.