Nëse don m`i ndejt afër familjarit në spital, duhet të paguash 3 euro për 24 orë, përfshirë edhe pensionistët

Familjarët që qëndrojnë pranë pacientëve në Klinikën Qendrore Universitare të Kosovës (QKUK) tani duhet të paguajnë 3 euro për çdo 24 orë qëndrimi, pavarësisht moshës apo statusit financiar, shkruan sinjali.

Tarifa aplikohet edhe për pensionistët dhe për raste kur prania e familjarit është e domosdoshme për kujdesin e pacientit, veçanërisht për të moshuarit ose ata me gjendje të rënduar shëndetësore.

Kjo pagesë e përditshme mund të krijojë barrë financiare për familjet, sidomos kur trajtimi spitalor zgjat disa ditë apo javë.